Autori polak, Jakob Mikanovski, pasi ka udhëtuar në 17 vende për librin e tij ‘’Goodbye Eastern Europe’’, është dashuruar me Shqipërine: “nje vend me histori te nderlikuar, mikpritjes te pakufishme dhe surpriza të pafundme”.
“Ndjeva pak ankth përpara vizitës sime të parë në vitin 2019. Unë jam polak dhe kam udhëtuar nëpër rajon për një kohë aq të gjatë sa të kem përjetuar çdo lloj shqetësimi. Por, jam gjithashtu mjaftueshëm i vjetër për të kujtuar imazhet e transmetuara nga Shqipëria pas rënies së komunizmit dhe luftës civile që përfshiu vendin në 1997-ën. Edhe pse ka kaluar shumë kohë që atëherë, nuk isha i sigurt se çfarë do të gjeja.’’ – u shpreh ai.
Në udhëtimin e parë ai vizitoi jugun, duke nisur rrugëtimin në, siç shprehet dhe vet autori, “një nga pikat kufitare më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë, një shtrirje e egër bregdetare përgjatë liqenit të Ohrit, ku Shqipëria takohet me Maqedoninë e Veriut”. Prej andej, shkrimtari udhëtoi për në Pogradec, Korçë, Voskopojë e Tomorr. Për çdo qytet në artikullin e “The Guardian” ai përshkruan udhëtimin e tij të plotë duke dhënë një pasqyrë të përvojës së Shqipërisë së Jugut.
I kënaqur nga udhëtimi i tij i parë në Shqipëri, ai ishte i vendosur të rikthehej por kjo nuk u bë e mundur nga pandemia, ndaj në 2020-ën ai vendos të rikthehet me gruan e tij për një tur dy javor që nisi në Tiranë. Në udhëtimin e tij të parë fokusi ishte te natyra dhe mrekullitë e saj, ndërsa në të dytin ai përshkruan vlerat kulturore të Shqipërisë të zbuluara gjatë vizitave të tij në muze të ndryshëm si Shtëpia e Gjetheve apo Galeria Kombëtare e Arteve.
Më pas ai drejtohet për në Shkodër e më tej në Theth. Thethi i bëri përshtypje shkrimtarit me historinë e vendit, ushqimin e bollshëm e të shijshëm si dhe edhe peizazhin e mrekullueshëm.
“I gdhendur nga akullnajat, Thethi ka disa nga peizazhet më spektakolare të Shqipërisë”. Vitet e fundit, është bërë një destinacion për udhëtarët që shkojnë në Valbonë, një luginë fqinje (pothuajse po aq piktoreske), që mund të arrihet vetëm nga Thethi në këmbë.”
Pas Thethit ai udhëton në Berat dhe Gjirokastër. Ndërthurja bizantine dhe osmane është karakteristikë e jugut, i cili ndihet më mesdhetar sesa veriu malor. Ka disa nga plazhet më të mira të vendit dhe është në pamje të Korfuzit dhe Greqisë. Prania e minoritetit grek ndihet në të gjithë rivierën shqiptare, veçanërisht në fshatra si Qeparo.
‘’Por jugu nuk është vetëm një përzierje e ndikimeve të huaja. Ajo gjithashtu ka një kulturë të fortë lokale. Vendi më i mirë për ta përjetuar mund të jetë qyteti i Gjirokastrës. Vendlindja e Enver Hoxhës dhe Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh të Shqipërisë dhe kandidatit të përhershëm (për mendimin tim, i vonuar prej kohësh) për çmimin Nobel në letërsi.’’ – shton shkrimtari.
‘’Rastësisht gjatë udhëtimit tim në Gjirokastër, zbulova një nga bunkerët e Enver Hoxhës, i ri-krijuar në formën e një kafeje, librarie ku mund të dëgjoni muzikë të ndryshme shqiptare. Pra, një instalacion i mrekullueshëm i artit të tingullit, me një lloj muzike që nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë, të quajtur saze. Këngët e saj – shumë prej të cilave janë vajtime për të larguarit – përbëhen nga melodi të mprehta dhe të forta të kënduara në mënyrë polifonike nën shoqërimin e një violine, klarinete dhe lahutë. Më kujtoi këngën bizantine të përzier me bluz, dhe më përloti menjëherë. Kur dola, u ndjeva edhe një herë mirënjohës që pata mundësinë të vizitoja këtë vend të historisë që ndërthur mikpritjen e pakufishme dhe surprizave të pafundme.’’
Jacob Mikanowski është autor i librit ‘’Goodbye Eastern Europe’’, botuar nga Oneworld.
Burimi: www.theguardian.com, përpunim dhe përshtatje nga editorët e Ema’s Light