Maroku ishte një eksperiencë nga ato që mbeten përjetë në memorie, sa e bukur aq edhe sfiduese, por absolutisht udhëtim jete. Njerëzit janë kaq të gjallë e ndonjëherë të duket sikur po jeton në kohëra më të hershme ku gjithçka ishte më e thjeshtë në të gjitha kuptimet…Unë kam vizituar Marrakesh-in në shkurt të 2020-ës (udhëtimi i fundit përpara pandemisë).
Info të përgjithshme:
Për shtetasit Shqiptarë kërkohet vizë dhe mënyra më efikase është të kontaktoni direkt me konsullin e Marokut në Tiranë, kontaktin e të cilit jua jap unë 😉
Valuta: Dirhami Maroken
✈️ Unë kam udhëtuar me Alitalia me tranzit në Milano por tani operon ITA Airways si edhe ka disa linja ajrore të tjera në varësi se ku doni të keni tranzitin. Çmimi duhet parë sepse udhëtimi im nuk është më relevant.
🚖 Nga aeroporti në hotel rekomandoj patjetër rezervim në booking apo platforma të sigurta. Kushton rreth 200-300 Dirham dhe zgjat rreth 20-30min.
🚔 Siguria: Marrakesh pret vizitorë nga e gjithë bota dhe hyn në vende absolutisht të sigurta për turizëm sepse rendi vendas është shumë i fuqishëm, paçka se nga vendasit duhet patur pak kujdes.
💉 Nëse lexoni që kërkohet vaksinë për tifon dhe hepatitin A mos u shqetësoni, nuk është e nevojshme.
👚Veshje: rekomandohet të respektohet kultura vendase dhe nuk mirëpriten ekspozime të tepërta apo shfaqje të tepruara dashurie në publik.
🍷 Ndalohet konsumimi i alkolit ne vende publike (ka vetëm disa hotele apo restorante të veçanta të cilat e lejojnë)
🚖 Transporti publik: unë rekomandoj taksi si mjet transporti ose makinë me qira nëse nuk e keni hotelin në Medina, në të kundërt taksi.
Hoteli: rekomandoj lagjen e re te Marrakeshit, unë qëndrova në një “riad” në Medina dhe eksperienca më autentike seç e prisja më krijoi ankth.