hani i pazarit korce review

Korça, qyteti i serenatave, është një vend shumë i dashur, të cilin unë e vizitoj shpesh. Fundjava e kaluar tek Hani i Pazarit më rikonfirmoi arsyen se përse qyteti juglindor tërheq dhjetëra mijëra bujtës.

Pak histori: Në qëndër te qytetit ndodhet Pazari i Korçës, i cili ruan mbresa arktitektonike të godinave, në harmoni me rrugicat e vogla shtruar me kalldrëm. Numri i haneve ka qënë i konsiderueshëm, por sot kanë mbetur fare pak. Në hyrje të pazarit të Korçës ndodhet ‘Hani i Pazarit’, një ndërtesë 350-vjeçare, e restauruar tërësisht pas periudhës së diktatures. Deri vonë, kjo ndërtesë quhej ‘Hani i Elbasanit’, pasi ka qënë fjetorja e shumë tregëtareve nga ky qytet.

📍 Vendndodhja: një nga arsyet pse e zgjodhëm; pozicion ideal për t’u orientuar lehtësisht drejt të gjitha atraksioneve te qytetit. 10 minuta larg nga Parku “Rinia”, 5 minuta larg nga pedonalja e Korçës.

🅿️ Parkimi: nuk mundësohet nga hoteli, nëse gjen një vend te lirë në rrugë, funksionon me pagesë drejt Bashkisë.

🛏️ Dhoma: hoteli dallohet për elementet arkitektonike, ku dyert e dritaret qarkohen me korniza guri te gdhendura. Dhoma në vetvete përcillte shumë ëmbëlsi, e përshtatshme për familjarë (mundësohej krevat për bebe). Ne kishim dy tipologji: Dhoma Deluxe (€80) ishte investim i viteve te fundit, ndryshe nga dhoma standarde (€60); te dyja ruanin stilin neo-klasik. Hapësirat ishin të vogla, dhomat tona specifikisht nuk kishin dollap (na thane se për qëndrime më të gjata kanë dhoma më të mëdha). Ne shijuam pastërtinë, ngrohjen që funksiononte shumë mirë, eksperiencën e dushit (që ju e dini që është me short) dhe ndjesinë e mire të ambientit.

🛁 Tualeti: dhoma deluxe ka tualet me xham transparent (sa interesante, aq edhe sikletosëse ndonjëherë), por ishte menduar një perde me buton, që krijonte ndarjen.

🌳 Oborri: Oborri i brendshëm ka formë trekëndëshi dhe rrethohet nga të gjitha anët me ndërtime; në mes është pusi karakteristik. Ndërtimet përreth oborrit të kalldrëmuar janë dykatëshe, me planimetri të zakonshme për hanet. Nuk po i kushtoj vëmendje pa shkas, të zgjoheshe në mëngjes në atë oborr ishte një eksperiencë e vecantë.