//

Kërculla Resort Gjirokastër / Review

kerculla resort
Kerculla Resort

Kërculla është një ndër investimet më të mëdha e dinjtoze në Gjirokastër, e ndodhur në majën më të lartë të qytetit me një peizazh shumë të bukur të kështjellës dhe të vetë qytetit. Design-i i hotelit ka një balancë mbresëlënëse mes të shkuarës dhe të tashmes, me shandanë, tavanë druri të gdhendur, kreshta e piktura historike në mur, gërshetuar më së miri më elementë modernë.

Kerculla Resort View

Si të mbërrini:

Nëse e vizitoni hotelin për herë të parë, do të jetë arritje të mos përhumbni nëpër rrugicat gjarpëruese sidomos me një google map i cili ato rrugica nuk i ka të përditësuara. Rrugicat prej kalldrëmi janë të ngushta ndaj duhet kujdes dhe do të sugjeroja më shumë shenjëstrim me tabelat e hotelit.

Nëse nuk keni mundësi apo nuk doni të merrni makinën, ngjitja është rreth 20-30min larg nga pazari në një terren të pjerrët ndaj duhet të jeni tipa sportiv ose të konsideroni një taksi.

Struktura dhe ambienti:

Struktura e hotelit përbëhet nga dy godina me rreth 20 dhoma në total, një pishinë të jashtme, një palestër, një restorant dhe bar qëndror si edhe nje godine të jashtme në formë bar-i, të rrethuar me xham (kafja e mëngjesit këtu shijonte shumë).

Kerculla Resort

Recepsioni:
Rezervimi me telefon shumë profesional por në mbërritje, do të kisha dashur info për mënyrën sesi funksionon aksesi i faciliteteve (psh fakti që palestra është e aksesueshme pa pagesë), info rreth password-it WiFi, si edhe info shtesë rreth zonës.

Room, Kerculla Resort

Dhomë triple:

€70/nata me mëngjes të përfshirë. Dhoma ishte spacioze, dekori i mrekullueshëm, pastër, dushi kishte ujë të nxehtë dhe asnjë incident përmbytjeje. Uji në minibar ishte pa pagesë, mungonte një kasafortë.
Kujdes duhet bërë me mizat, mesa duket do të jenë lënë dritaret hapur gjatë pastrimit dhe kishte shumë miza brenda.

Sugjerim
Teksa po kërkoja të gjeja info për numrin e recepsionit, gjeta një rregullore (së cilës po më vjen shumë inat që nuk i bëra një foto), ku në vend të informacioneve që i duhen klientit, numërohej me pak mungesë elegance, çdo gjë që klientët nuk duhet të bënin. Profesionalizmi i vërtetë qëndron në krijimin e standardeve në mënyrë të atillë që edhe rregullat të përçohen me kujdes.

Mëngjesi
Shërbehej me një menu fikse, mjaft i bollshëm dhe petullat ishin ndër më të shijshmet që kam ngrënë kohët e fundit. Reçeli i ftoit fantastik.

Breakfast, Kerculla Resort

Restoranti
 Gatimet ishin mesdhetare me elementë tradicionalë. Çfarë shijova ishin qifqitë tipike Gjirokastrite, supa e mikut e cila bëhej me qofte shtëpie, salçiçet e pulës si edhe byreku.

-T-Bone steak ishte vendas e me gjithë dashurinë që unë kam për kulinarinë vendase, mendoj se ne nuk kemi ende teknologjinë/eskperiencën e duhur për të përftuar cilësinë e duhur të mishit. Për shijet e mija ishte i thatë dhe nuk kishte të bënte gatimi…

Permbledhje
Kjo nuk ishte hera e parë që unë qëndroja tek Kerculla Resort dhe padiskutim që do të rikthehem.