Jazeera Airways, linja ajrore low cost në Kuvajt, ka nisur të kryejë tre fluturime javore drejt Tiranës nga 27 Qershor 2023. Me këtë rrugë të re, kjo linjë ajrore u ofron turistëve nga Kuvajti një destinacion të bukur pushimesh ballkanike dhe gjithashtu hap mundësi për ne shqiptarët, për të vizituar tregje të reja, më pak te eksploruara.
“Me nisjen e linjës sonë të re për në Shqipëri ne tani fluturojmë direkt në dymbëdhjetë destinacione në Evropë. Kjo është në përputhje me planet tona për të zgjeruar opsionet e udhëtimit të përshtatshëm dhe të përballueshëm si për pasagjerët në hyrje ashtu edhe për ata që dalin në rrjetin Jazeera” u shpreh Rohit Ramachandran, Drejtor Ekzekutiv i ‘Jazeera Airways’.
“Ne jemi të kënaqur të mirëpresim Jazeera Airways ndërsa nisin rrugën e tyre të re për në Tiranë. Ky partneritet jo vetëm që do të rrisë lidhjen midis Kuvajtit dhe Shqipërisë, por gjithashtu do t’u sigurojë udhëtarëve nga të dy vendet, komoditet aksesi në një gamë të gjerë destinacionesh. Angazhimi i Jazeera Airways për zgjerimin e opsioneve të udhëtimit të përballueshëm përputhet në mënyrë të përkryer me vizionin tonë për lehtësimin e përvojave të udhëtimit pa probleme. Ne presim një bashkëpunim të suksesshëm dhe rritjen e vazhdueshme të turizmit dhe mundësive të biznesit midis kombeve tona” tha Z. Piervittorio Farabbi, Drejtor Kryesor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Gazmend Haxhia, President i Landways International, partner lokal i Jazeera Airways në Shqipëri, u shpreh: “Ne jemi të emocionuar që shohim Jazeera Airways të fluturojë në Tiranë këtë verë, pasi kontribuon shumë në afrimin e Kuvajtit dhe Shqipërisë. Kjo rrugë e re do të ndihmojë dhe lehtësojë udhëtimet për pushime dhe biznes nga të dy vendet, si dhe nga rajoni e më gjerë. Kjo lidhje tregon gjithashtu potencialin e të dy tregjeve. Ne jemi të kënaqur me besimin e dhënë tek Landways si partner vendas dhe jemi të sigurt për suksesin e Jazeera Airways në tregun shqiptar.”
Për të rezervuar fluturime në Jazeera Airways, mund të vizitoni faqen e internetit të linjës ajrore (www.jazeeraairways.com) ose aplikacionin Jazeera.
Rreth Jazeera Airways:
Jazeera Airways operon fluturime komerciale dhe mallrash nga terminali i saj Jazeera T5 në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit. Linja ajrore fluturon në 63 destinacione të njohura në Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe Jugore, Afrikë dhe Evropë, duke përfshirë destinacione biznesi, argëtimi, fetare dhe fundjave me kërkesa të larta. Shqiptarët mund të vizitojnë destinacione turistike si Kajro, Sharm El Sheik dhe Dubai ose të nisin një udhëtim fetar në Arabinë Saudite me një qëndrim të përshtatshëm në Kuvajt, përmes terminalit të aeroportit të Jazeera, T5 (Terminali 5 i Jazeera).