Duke nisur nga janari i 2024-ës, Lufthansa do të ofrojë mesazhe falas në telefon në fluturimet me avionat Airbus A320. Në këto fluturime, pasagjerët do të kenë mundësi të dërgojnë dhe të marrin mesazhe dhe foto pa limit, në avionat A320 të pajisur me Wi-Fi.
Sipas Heiko Reitz, CCO i Lufthansa, nga kjo mundësi do të përfitojnë udhëtarët e rreth 2/3 e fluturimeve të distancave të shkurtra dhe të mesme. Gjithashtu, duke nisur nga mesi i janarit, çmimet për paketat e tjera të internetit, të cilat përfshijnë shërbime si streaming (Spotify, Netflix, YouTube), do të ulen deri në 50%.
Zëdhënësi thotë se Lufthansa po investon rreth dy miliardë Euro për të përmirësuar produktet dhe shërbimet, duke u shprehur se mesazhet falas në të ardhmen do t’i lejojnë pasagjerët të qëndrojnë në kontakt me të afërmit dhe partnerët e biznesit edhe teksa fluturojnë mbi re.
Për të përfituar nga kjo mundësi, pasagjerët duhet të bëjnë log in në FlyNet (shërbimin e internetit në bord) me numrin e llogarisë së tyre Miles & More, ose me një adresë e-maili të lidhur me ID-në e tyre në sistemin e Lufthansa. Pasagjerët gjithashtu kanë mundësi të krijojnë një llogari tërësisht të re për të përfituar nga ky shërbim teksa janë duke fluturuar.
Burimi: BTN Europe – përkthyer dhe përshtatur nga editorës e Ema’s Light