Wizz Air është një kompani e përfolur jo pak për problematika të ndryshme. Por, sa të sigurtë jemi teksa udhëtojmë me të? Kompania është renditur në pesë vendet e para nga Airlineratings.com sa i takon linjave ajrore “low cost” më të sigurta në botë për vitin 2024, sipas një raporti të shpallur në datë 3 Janar. Wizz Air, kompania “low cost” që operon për më shumë se 20 vjet, u rendit e katërta pas Jetstar, easyJet dhe Ryanair, duke lënë pas Norwegian në vendin e pestë.
Kryeredaktori i Airlineratings.com, Geoffrey Thomas tha: “Rezultati ishte i ngushtë me shumë pak diferencë mes pesë kryesuesve.”
Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!
Në kryerjen e këtij vlerësimi, AirlineRatings.com merr parasysh një gamë të plotë faktorësh që përfshijnë incidente serioze, aksidente fatale të kohëve të fundit, auditime nga organet drejtuese të aviacionit dhe të industrisë, përfitimin, iniciativat kryesore të industrisë për sigurinë, vlerësimin e trajnimit të ekspertëve të pilotëve dhe moshën e flotës.
Sidoqoftë, vlerësimi lë jashtë faktorë si: goditjet e shpendëve, lëndimet nga turbulencat, devijimet e motit dhe goditjet nga rrufetë, pasi linja ajrore nuk ka kontroll mbi ngjarje të tilla.
Burimi: Airline Ratings, përkthyer dhe përshtatur nga editorët e Ema’s Light
Lexoni më shumë: