SushiCo / Review

Pjesë e një rrjeti restorantesh çelur ne Turqi, i cili ka shtrirë degët në Shkup, Prishtinë dhe prej afro 4 vitesh edhe në Tiranë.

Nuk vonova të provoj restorantin kur sapo u hap, por kisha deshirë t’a rivizitoja përpara se të bëja një shkrim të detajuar për të, ndaj edhe ‘voîla’. (Vizita e dytë përpara 3 vitesh)

Në hyrje, të tërheq vëmendjen kuzhina e hapur në të cilën gatuajnë disa chef-a aziatikë e teksa përshkron ambientin, vëren atmosferën të ndërthurur me kuzhinën orientale.

Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!

Ju e dini sesa i vlerësoj unë përqasjet digjitale, ndaj edhe ‘scan menu’ (e cila është normë në shumë vende evropiane), ishte e pranishme. Transparenca në informacionin e menusë online, për mendimin tim duhet të jetë një “must”.

Scan Menu
Menu për fëmijë

Shërbimi: tipik i rrjeteve të restoranteve orientale, i shpejtë, i pavëmendshëm (verën e bardhë na e shërbyen në gotën e verës së kuqe), por me dëshirë pozitive për të ndihmuar.

Disa nga pjatat e porositura:

Supë ramen (760L): Nëse dikush ka provuar ramen cilësor, nuk mund të harrojë shijen e lëngut të supës (diferencuesi kryesor). Këtu lëngut i mungonte ajo shija e pasur që përftohet nga gatimi i gjatë me produkte të zgjedhura. Ia cilësova kamerierit që nëse veza nuk ishte gatuar siç duhet, të mos e porosisja. Më siguroi që veza nuk mbigatuhej dhe si përfundim, ramen erdhi pa asnjë vezë brenda.

Supë ramen

Ebi Tempura Roll with Truffle (1,240L): Aroma e vajit të tartufit ndihej këndshëm, përbërësit më ngjanë të freskët, orizi kishte konsistencën por edhe temperaturën e duhur (orizi nuk duhet të jetë i ftohtë); ajo që prishte balancën e kësaj copëze ishte majoneza, për më tepër fakti që ishte mjaft e kripur…

Spicy Philadelphia Roll (1,030L): Ky sushi klasik m’u duk i realizuar mirë me përjashtim të faktit që nuk ishte mjaftueshëm djegës siç kishte emrin.

Akullore e fërguar
Fatura për 4 persona

Përmbledhje: Sushi Co ofron një farë sigurie në teknikat e gatimit, me një standard mesatar dhe një raport të mirë cilësi/çmim. Më pëlqen që menuja ofron shumëllojshmëri (të tilla kuzhina e kanë të nevojshme gamën e gjerë).

Vendin e shoh me potencial për të na shërbyer diçka ndryshe në Tirane, pse jo: “Omakase sushi”.