BluBlu Gourmet Restaurant / Review

Shkrim i muajit korrik 2020

Nëse do të kaloni apo jo pushimet tuaja pranë Bouganville Bay, zgjedhja është personale e varet nga shumë faktorë: çmimi, vendndodhja, statusi, preferencat etj. Unë kam shkruar përshtypjen time personale në lidhje me hotelin, por nuk mund të lë pa postuar më vete përshtypjet rreth restorantit gourmet. Saranda ka plot opsione, por më erdhi keq që këtë vend nuk e kisha zbuluar më parë.

Dreka:

“Amuse-bouche” (delikatesë në mes), na servirën një krem gjalpi me erëza, domate të vogla dhe ullinj. Të ngopeshe me bukën e shtëpisë shoqëruar me këtë pjatë ishte shumë tunduese.

Tartar gaforre, aioli dhe avokado (1,000 lekë). Kjo pjatë kishte një brishtësi ku ndërthurej kremoziteti i tartarit me ëmbëlsinë e gaforres, thyer me lëngun e limonit e erëzat shoqeruese. Ohh!

Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!

Miks gjethesh, karkaleca, marinuar me qitro, avokado, salcë agrumesh (1,200 lekë). Shijet gërshetoheshin në mënyrë fantastike e të linin një shije të lehtë e të freskët.

Fileto levrekupjekja e përsosur siç duket në foto, kërce nga jashtë dhe e shkriftuar nga brenda, kombinimi me purenë e lulelakrës, hudhrës së zezë, salcës së portokallit dhe xhinxherit ishte realisht mbresëlënës.

Kritharaqe me beshamel, skampi të marinuar, frut pasioni dhe krem pekorino (1,500 lekë). Këtë version s’e kisha provuar kurrë. Kjo pjatë jo vetëm mori 10 me yll, por na bëri që edhe darkën ta hamë po aty 🙂

Lexoni më shumë:

Darka: fotot e darkës nuk po i shpjegoj në detaj sepse cilësia duket. E vetmja gjë që mua nuk më pelqeu ishin kroketat e karkalecit (1,300 lekë), të cilat i prisja më delikate e në fakt më ngjasuan më shumë me qofte peshku.

Ndërsa ëmbëlsira është cheesecake me fistikë, një mrekulli.

Cons: Vera e shtëpisë ishte shqiptare jo cilësore. Në darkë morëm shishe dhe çmimet ishin të kripura pa diskutim. Megjithatë, mendoj se çmimi për cilësinë ia vlen vërtet dhe ju sugjeroj ta provoni patjetër!