Jam e bindur që ‘Morina Palace’ tingëllon pompoz për veshët tanë, jo vetëm sepse imagjinojmë një pallat (për nga vetë emri), por edhe se hoteli ka qenë jo pak i lakuar në media. Morina ka qenë një ndër investimet e para në zonë, hoteli i njeh vetes 5 yje dhe investitorët kanë dashur të ofrojnë një koncept madhështor, luksoz, jo të prekshëm për këdo… Ndër vite, ‘target-grupi’ i hotelit ka qenë larg familjarëve (paçka se dyshoj që vetë menaxhimi ta ketë kuptuar këtë), sikundër volumi mbi nivelet e shëndetshme të shqisës së dëgjimit, e kthente ambientin në një ‘beach club’ më tepër se sa një vend shlodhës.
Por, përpara se të filloj me përshkrimin e detajuar të eksperiencës sime, më duhet të bëj një sqarim të vogël: kam lexuar diku që hotelin e kategorizonin si resort. Le të mos e nënvlerësojmë kaq shumë konceptin e një resorti i cili ndryshon si për nga madhësia e infrastrukturës, ashtu edhe për nga shërbimet që ofron. Një resort përmban restorante të shumta, bare, pishina, SPA, disa zona sportive dhe opsione për argëtim, ndër të tjera.
Në këtë artikull do të gjeni detaje mbi:
- Vendndodhja e hotelit
- Struktura – çfarë ofron hoteli
- Recepsioni dhe proçedura e rezervimit
- Dhoma – çmimi dhe tipologjia
- Tualeti
- Pishina e jashtme
- Zona e plazhit
- Shërbimi
- Restoranti
- Përmbledhje
Vendndodhja e hotelit 5/5
Hoteli ndodhet në rrugën ‘Perivolo’ në Dhërmi, rreth 2km larg qendrës. Nëse ju kujton diçka ‘Pepperon beach’ i cili nuk ekziston më si biznes, atëherë Morina Palacë është rreth 500m larg, në të njëjtën pedonale. Hoteli ndodhet buzë detit dhe plazhi i tij është ndër më të bukurit për nga ngjyra e tij smerald. Plazhi mendoj se është pika më e fortë e hotelit, është edhe shumë i përshtatshëm për fëmijë pasi nuk është shumë i ftohtë (siç mund të jetë rasti i plazhit të Potamit). Ndryshe nga vitet e kaluara, aspekt pozitiv ishte shëtitorja e rregulluar që lidh hotelin me restorante të ndryshme apo struktura të tjera të ngjashme. Pjesa e shëtitores pranë hotelit ishte e ndriçuar por teksa bënim xhiro në darkë, kishte shumë pak ndriçim. Punimet që po bëhen rreth e qark hotelit nuk ndihmojnë në parregullsinë që krijohet përreth.
Struktura – çfarë ofron hoteli 3/5
Hoteli përbëhet nga një godinë e madhe qendrore me një pishinë të hapur, parkim privat dhe një restorant ‘a la carte’. Ne lidhje me SPA, nuk pashe ndonje shenje dalluese apo ndonjë hapësirë të dedikuar, kështu që hamendësoj që nuk ofrohet si shërbim.
Disa nga dhomat janë standarde dhe kanë një divan që mund të hapet, si edhe disa dhoma janë familjare. Dhomat standarde kanë të përfshirë mëngjesin dhe peshqirët e plazhit, por kabanat (gazebot), të vendosura në rreshtat e parë, kanë pagesë shtesë 20-40 euro. Klienteve të hotelit iu zbritet 10 euro nga çmimi i referencës që kanë klientët që vijnë nga jashtë.
Një nga arsyet përse mendoj që hoteli nuk është konceptuar mirë për pushime të gjata familjare, është problemi me aksesueshmërinë. Hoteli ka shumë shkallë dhe nuk është siguruar një qasje e lehtë për të gjithë, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe persona me mobilitet të kufizuar. Në një strukturë ku shkallët janë të nevojshme, duhet të ketë alternativa të tjera për karrocat e bebeve, aksesi në pishina apo në plazh duhet të ketë lehtësira. Këto nuk janë diskutime yjesh por baza të hotelerisë.
Parkimi privat mundësohet nga hoteli, por disponueshmëria bëhet problematike në sezon të lartë. Këtu të pret një zotëri i cili edhe pse mund të mos ketë profesionalitet, është shumë i sjellshëm dhe i gatshëm të ndihmojë me valixhet.
Recepsioni dhe proçedura e rezervimit: 3.5/5
Si në shumë struktura akomoduese në Shqipëri, edhe Morina nuk përbënte ndryshim: website zyrtar është jo-ekzistent, hoteli listohet në booking thjesht për prezencë sepse disponueshmëri nuk ka, dhe e vetmja alternativë rezervimi mbetet telefoni.
Pas telefonit qëndronte një vajzë e sjellshme e cila na dha informacion rreth çmimeve të dhomës dhe rezervimi u krye me mirëbesim. Sidoqoftë, sugjeroj të paktën një email konfirmimi me të dhënat e rezervimit, për të qenë pranë profesionales. Nga ana tjetër, do të ishte mirë që klientët të lajmëroheshin për politikën që ndjek hoteli me kabanat e plazhit. Tek e fundit, është informacion që prek shpenzimet tona.
Personalisht jam shumë pro standardizimit të procesit të rezervimeve, të bëra përkundrejt një parapagese apo në platforma të besuara, sepse ne të gjithë e dimë sa konsumohemi me rezervime që na anulohen për një ‘ngatërresë’ në momentin e fundit.
Dhoma – çmimi dhe tipologjia 4/5
Standard Room me pamje nga deti (mëngjes i përfshirë): 205 Euro (Korrik 2023)
Dhoma ishte e kënaqshme, me hapësirë të bollshme dhe me pamje shumë të ëmbël. Nëse vini fëmijët në gjumi e doni një pije në qetësi të plotë, këtu shijonte vërtetë.
Sigurisht, për të përforcuar mungesën e koordinimit të stafit dhe menaxhimit korrekt, divani i djalit të madh nuk ishte shtruar dhe në tualet ndodheshin vetëm dy peshqirë (ndërkohë që ne ishim katër veta). Me rregull, dhoma duhet të jetë tërësish gati për aq klientë sa pret dhe me çdo specifikë të kërkuar.
Tek pjesa e dhomës do të doja të theksoja që vlerësova fleksibilitetin e hotelit, i cili akomodoi të dy fëmijët e mi në këtë tipologji. Ka jo pak hotele të cilat (edhe pse unë i them që djalin e vogël mund ta mbajmë në krevat dhe të madhin mund ta shtrijmë në ‘sofa bed’) – nuk na pranojnë. Këto janë politika që ndiqen edhe jashtë ndaj nuk mund t’i gjykoj, thjesht dhomat familjare janë thelbësisht më lart në çmim.
Tualeti 2/5
Ne nuk e njohim konceptin e të pasurit një teknik të punësuar full time, por sinqerisht është kaq e rrallë të gjendet një tualet praktik në Shqipëri. Tualeti tek Morina përveç faktit që ka nevojë për rinovim, kishte një kabinë dushi shumë të vogël. Me gjithë përpjekjet e mia për të larë fëmijët sa më me kujdes që të mos pikonte asgjë jashtë, ishte e pamundur sepse kabina e dushit kishte rrjedhje. Nga ana tjetër, arsyeja përse në shkrimet e mia vlerësoj markën e hidrosanitareve, është pikërisht kjo – ato vjetërsohen dhe me përdorimin e një hoteli, duhen paisje të forta.
Koka e dushit kishte vrima të bllokuara të cilat filloi im shoq t’i pastronte (kërkon fare pak përkujdesje), si edhe dushi telefon nuk kuptohej nga e rridhte ujin. Togëza që mban kokën e dushit ishte këputur, presioni vinte me shkëputje dhe në tërësi po mbaja frymën për të mos u nxehur.
Tualeti me 5 yje shquhet që nga cilësia e produkteve larës, e më tej peshqirët, ndriçimi, hapësira, gama e aksesorëve (këtu shapka dhome nuk kishte), e sa e sa detaje të tjera…
Pishina e jashtme: 4/5
Pishinën e shijuam shumë, ishte e pastër (ndryshe nga disa vite më parë), me shtretër plazhi të mëdhenj dhe shumë të rehatshëm, e hardhia bougainville i shtonte mjaft hijeshi. Çfarë na shijoi tjetër? Qetësia dhe privatësia – kishte shumë pak njerëz në pishinë (me të drejtë, gjynah të mos shijosh atë plazh të mrekullueshëm). Sidoqoftë, fëmijët e vegjël e duan edhe pishinën ndaj hera herës ishte opsion i këndshëm. E meqë po flasim për fëmijët (klientët më sprovues), Morinës i mungon një pishinë e dedikuar për fëmijë (me sa yje ishit ju)?
Çfarë mungonte tjetër në pishinë? Shërbimi! Aty nuk vinte asnjë kamerier për të marrë ndonjë porosi.
Në terma praktikë, mungonin edhe kosha pranë shezlonëve.
Zona e plazhit: 3/5
Arsyeja e ‘notës’ personale 3/5 – siç mund ta hamendësoni – nuk vjen nga plazhi unik që na ka falur natyra e që zor se e gjejmë gjetkë. Kjo notë vjen mbi gjithçka sepse:
1. Unë e shoh një praktikë shumë të GABUAR, që kabanat e mëdha të rreshtohen të parat buzë detit!
Në të gjithë botën, njerëzit që duan kabana me shtretër më të mëdhenj e me çarçafë mbulues, janë ata që kërkojnë privatësi përkundrejt pagesës më të lartë. Psh: VIP-at tentojnë të mos jenë në rresht të parë sepse duan trajtim ndryshe, njerëzit e rëndësishëm nuk duan të dalin në pah, sepse evitojnë ekspozimin.
Kudo ku kam udhëtuar, kabanat kanë qenë të vendosura në rreshtin e fundit të çadrave ose anash pjesës kryesore të plazhit. Vetëm në Shqipëri po ndodh ky fenomen i çuditshëm dhe i patolerueshëm sepse ‘të rëndësishmit’ duan të qëndrojnë në dukshëm!
2. Kabanat kanë një pagesë shtesë nga 20-40 Euro, në varësi të rreshtit. Është mëse e kuptueshme që disa ‘privilegje’ të kenë pagesë shtesë, si shembull në një resort ‘all inclusive’ në Turqi, kabanat kushtonin 250Euro. Por, ato ishin vendosur në një cep të mënjanuar të plazhit, jo në para-rojë!
Paguan 205 Euro për t’u ndier i përjashtuar! Pra, në rast se do të pranoj çadrat në rreshtin e katërt, unë ndiej që biznesi po favorizon klientë të tjerë përpara klientëve të hotelit. Në hotele me 5 yje të dashur, klientët e hotelit duhet të kenë plazhin e tyre ekskluziv. Bizneset duhet të përpiqen të promovojnë një trajtim më të ngrohtë për vizitorët e hotelit, krahas vizitorëve të rastësishëm…
Personalisht ditën e parë u detyrova të paguaja sepse realisht doja të ruaja fëmijët që luanin në breg, rreshti i katërt ishte shumë larg dhe isha shumë e lodhur për të bërë rojen në këmbë. Ditët e tjera nuk pagova.
Shërbimi 3.5/5
Djemtë e restorantit përpiqeshin, pavarësisht se nuk kishin ndonjë trajnim profesional. Njëri nga djemtë madje më pyeti se çfarë nuk shkonte me një pjatë të cilën e pa të pa-përfunduar. Djemtë tek pjesa e ‘beach bar-it’ ishin më të shkujdesur, sidoqoftë edhe ata nuk u treguan strikt me zbatimin e rregullit absurd te kabanave dhe një pasdite na lejuan të uleshim në cep për të parë fëmijët. M’u krijuar përshtypja se i nevojitej më shumë trajnim dhe motivim, kryesisht vraponin madje edhe mund të përplaseshin me klientët 🙂
Restoranti 2/5
Kam qenë tek Morina përgjatë viteve dhe nëse një element nuk kishte pësuar ndryshim, ai ishte restoranti. Shpresova shumë të kishte përmirësim të menu-së dhe pjata cilësore që në mos justifikojnë yjet, të paktën të justifikojnë çmimet, por jo…Nuk do e thoja kurrë nëse s’do të më duhet ta thoja, por kuzhina ka nevojë të menjëhershme për kuzhinier me më tepër eksperiencë. Pjatat janë totalisht amatoreske, e disa prej tyre edhe të emërtuara gabim (brusketa është fetë buke, jo brum pice). Raporti cilësi/çmim është tepër i ulët.
Tek mëngjesi vlerësova dëshirën për të ofruar një gamë shumë të gjërë produktesh.
Eksperienca në tërësi: 3.5/5
Hoteli është larg standardit të 5 yjeve, sidoqoftë më vjen mirë që pashë përmirësim të disa aspekteve të hotelit, siç janë: pishina e pastër, volumi i qetë i muzikës, atmosfera shlodhëse në plazh, apo edhe shëtitorja e shtruar. Ne kaluam shumë qetë me fëmijët sidoqoftë, aspektet e mëposhtme më bejnë ta rimendoj rikthimin (nëse gjej të tjera alternativa):
– Ushqimi i restorantit (dhe unë jam natyrë vlerësuese ndaj ushqimit që ofron Jugu jonë, besomëni). Ishte raporti tejet i zhdrejtë çmim/cilësi ai që më bëri të provoj restorante të tjera, pasi unë vetë nuk kishte fare dëshirë të lëvizja nga hoteli.
– Kabanat vendosur përpara çadrave (praktikë ndaj së cilës jam konceptualisht kundër), dhe fakti që më duhet të paguaj një vlerë të konsiderueshme për të parë nga afër jo vetëm detin por edhe fëmijët e mi.
– Eksperienca e besdisshme që u krijua në dush, ku ishte shumë e vështirë të laja fëmijët në mënyrë komode.
⛱️
🏖
🏖️
Shume faleminderit Ema per review! Cdo detaj , fotot ne kete shkrim e transmetonin me se miri edhe per ne qe nuk kemi qene ne kete vend. Uroj qe te gjitha sygjerimet e tua ti sherbejne biznesit dhe te jene falenderues pasi ky artikull eshte ne te miren e punes se tyre. Te falenderoj pasi na ndihmon vertet shume🤗
🏖️⛱️⛱️⛱️
Me pelqen shume menyra si i trajton dhe analizon. Ta ben me te lehte dhe je nje super ndihme per ate cfare duhet te kerkojme kundrejt asaj cfare paguajme.
Shkrim shume i detajuar dhe shume i sakte. Cdo klient i ketij hoteli e gjen veten ne keto rreshta, ashtu sikur dhe une.
🏖️
Faleminderit qe na jep info per cdo detaj per te cilin kemi nevoje te dime🌟
Thank you for your light Ema 😍
Kur postoje ne instagram pa emer mendoja se nuk do e tregoje qe ishte Morina edhe pse te gjithe e kuptuam per ke behej fjale.
Faleminderit per Review te sinqerta.
😍🏖️☀️
🏖️, vertete me keto cabanat ndihesh sikur ti u ke zene vendin dhe nuk e meriton ta shijosh detin per te cilin ke paguar. Thua se parate e tua kane me pak vlere. Dhe Dhermiu eshte vendi ku eshte me shume i perhapur ndaj skam ndermend te shkoj sic nuk kam vajtur ne 5 vitet e fundit. Kam me shume respekt per mundin dhe djersen time.
Faleminderit per info.
vertete me keto cabanat ndihesh sikur ti u ke zene vendin dhe nuk e meriton ta shijosh detin per te cilin ke paguar. Thua se parate e tua kane me pak vlere. Dhe Dhermiu eshte vendi ku eshte me shume i perhapur ndaj skam ndermend te shkoj sic nuk kam vajtur ne 5 vitet e fundit. Kam me shume respekt per mundin dhe djersen time.
Faleminderit per info.
⛱️
⛱️⛱️⛱️
⛱️ ⛱️ ⛱️
⛱️ ⛱️ ⛱️ ⛱️
🏖️
👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻
🏖
Ema je drite per ne 🏖️
🏖️🏖️
Faleminderit qe i pershkruan kaq mire detajet.
🏖
🏖
Shkrim shum i bukur dhe i detajuar si perhere.
I pritshem si vleresim. Problemi me hotelet me 5 yje ne Shqiperi ne pergjithesi eshte qe shkon me pritshmeri shume te larta. Dke qene se ke paguar shume pret edhe cilesi, por jo!
Une per shume vite kam preferuar ta shijoj Jugun me cader kampingu ose tek shtepite qe japin dhoma me qera. Kjo vetem per shkak se nuk e duroja dot faktin qe te paguash 100 euro nata (minimumi) dhe hoteli mos te te ofroj as baziket (dush, tharese, peshqir, kondicioner etj).
🏖🏖
🏖️
🏖
👏🏼👏🏼👏🏼👏🏼
👏🏻
🏖️
Vleresoj cdo detaj te pershkrimit tend, thnx for sharing. Me se shumti pajtohem me ndjesine e pakendshme. qe te jep cabana ne rresht te pare ne plazhet tona.
Review shume e sakte sidomos tek pjesa e restorantit. Arsyeja kryesore pse nuk kam shkuar me eshte pikerisht cmimet e pajustifikuara ne raport me cilesine.
👌🌊
❤️🙏 je me e mira!!
🏖️Faleminderit per review e detajuar!🏖️