/

Vila Ester Korçë / Review

Superior King Suite në Villa Ester Korçë

Ester ka qenë një zbulim rastësor i 2020-ës, e pas disa provave nëpër hotelet e Korçës (të cilat asokohe nuk ishin kaq të rafinuara sa sot), ky hotel na mbeti në mendje. Që prej asaj fundjave e kemi vizituar shpesh, por gjithmonë e me rrallë e gjejmë të lirë 😊

Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!

Abonohuni për të mos humbur
asnjë artikull nga Ema’s Light!

🚗 Parkimi: pjesërisht i rregulluar, makina mund të parkohet në rrugicën ngjitur hotelit pa marrë gjobë. Ka edhe parkim privat të siguruar, por nuk është pranë strukturës.

📍 Vendndodhja 9/10: gati 10min distancë këmbësore me pazarin e vjetër.

🏨 Godina qendrore: Ester është një ‘boutique hotel’ tipik, me pak dhoma dhe një recepsion të vogël. Ka një oborr mikëpritës shumë të ëmbël në stil klasik. Hoteli nuk ka ashensor apo aksesueshmëri për persona me aftësi të kufizuar. Është hotel i pershtatshëm për familjarë (bed and breakfast), mundësohet baby cot, lodra më vete nuk ka. Recepsioni dhe shërbimi në dhomë 24/7.

📺 Wireless dhe TV: funksionin të dyja shumë mirë, madje TV kishte Netflix të instaluar. 

🚪 Dhoma – Superior King Suite: 150€/nata për ne të katërt, përfshirë mëngjesin. Kam provuar edhe dhomat standarde por kjo është e preferuara jonë, së pari për komoditetin që ofron për fëmijët dhe së dyti sepse çunat mbarojnë për “govaskën” (jacuzzi = kovatë & vaskë) 😅Pastërtia është në nivele të larta, ndriçimi shumë i mirë (i kam tmerr dhomat me ndriçim shumë të zbehtë). Krevati dopjo ishte mjaft komod por edhe zgjidhja e divanit i cili hapet dhe kthehet bë krevat dopjo, ishte shumë komode. 

Veçoria që e bën këtë hotel një ndër më të dashurit për mua, edhe pas kaq shumë investimesh në Korçë, është vëmendja ndaj detajeve. Dhoma ka një minibar të mbushur, shishe ujë të perfshirë në çmim, në suitë kishim fruta dhe një shishe verë të bëra gati në tavolinë. Jacuzzi është fantastik, uji i ngrohtë dhe presioni pa asnjë problem. E vetmja vërejtje: shapkat me cilësi të dobët, të holla si letër 🙈

🛁 Tualeti: i pastër, komod, uji i ngrohtë, presioni i dushit super. Në tualet gjen lehtësira si peshore, fshirëse këpucësh dhe kite tualeti të plota. 

👮‍♀️ Shërbimi: stafi i hotelit është i gjindshëm të ndihmojë. Një djalë që na priti në vizitën e fundit ishte i përulur dhe profesional. 

🍳 Mëngjesi: Mëngjesi është i plotë dhe kishte gjithcka që ne na nevojitej: vezë të gatuara sipas dëshirës, petulla, reçel e gliko të shtëpisë, kek të bërë vetë, por sidomos krepat e kripur që i bëjnë me mbushje me vezë e proshutë, janë të preferuarat tona. I vetmi sugjerim i imi do të ishte prezantimi i më shumë pjatave tradicionale, si: petka, trahana etj.

🍲 Restoranti: nuk e kam provuar sepse si ambjent më ngjan shumë i vogël dhe ne shkojmë gjithmonë fundjavave që ka muzikë live. Nuk na përshtatet shumë për fëmijët ambienti me zhurmë, por jam kurioze ta provoj restorantin përgjatë javës.