💶 Value for money: 8/10
📍 Vendndodhja: shumë e mirë, në qendër të Korçës, përballë Katedrales. Hoteli nuk siguron parkim
🥸 Shërbimi: korrekt / i ftohtë (eksperienca e një viti më pare ishte ndryshe, shërbyer nga kamarierë goxha profesionistë, që shpjegonin çdo pjatë).
👩🍳 Kuzhina: Restoranti ka specialitet mishin, menuja përfshin pjata tradicionale siç janë llukaniku, kërnackat e Korçës, pllaqitë etj. Megjithatë, janë futur shumë elemente ndërkombëtare dhe personalisht nuk pres të gjej tacos me Korçë (i provova për kuriozitet dhe vazhdoj të mendoj se nuk i takojnë atij vendi).
Per t’u vleresuar që restoranti përmban pjata etnike, por të ndërkombëtarizuara, si Babaganush apo Hummus, sidomos për klientët vegjetarianë. Mishrat e stazhionuar jua rekomandoj.
Sallata me panxhar dhe fileto viçi, të cilën në menu e gjeni si ‘steak salad’, këtë herë kishte feta panxhari te paziera mire, si edhe mousse djathi. Më pelqente më shumë në versionin e mëparshëm, me panxhar të grirë e djath manouri me copa te vogla. Tartari i viçit ndërkohë ishte fantastik…
🏨 Hoteli ka nje dizajn urban, muret të lyera me rezinë, ka nje ‘electric vibe’, një atmosferë rinore dhe bashkëkohore. Personalisht nuk kam fjetur ende në këtë hotel, më së shumti sepse preferoj interier të ngrohtë dhe në Korçë më pëlqen të fle në hotele pak më autentike. Megjithatë, për hir të faqes, premtoj se do e provoj e do të jap më shumë detaje. Në këtë moment, mirëpres eksperiencat tuaja 😊
Fatura në foton e parë është një drekë e shpejtë në Maj 2022, pa verë dhe pa mish te stazhionuar. Fatura e dytë është e 2021 në një darkë të plotë. Të dyja faturat janë për katër persona.
💡 Rekomandim: do të kisha preferuar të gjeja më shumë elemente tradicionale, kryesisht në kuzhinë. Duhani i lejuar brenda për mua është problem.
In Gallery është një vend që jua rekomandoj dhe më pëlqen që janë përpjekur të krijojnë një eksperiencë gjjthëpërfshirëse me pishina te brendshme, klasa yoga, etj.