Berati, qyteti i një mbi një dritareve, përbëhet nga tre lagje kryesore: Kalaja, Mangalemi dhe Gorica. Zona e mbrojtur si edhe tre lagjet kryesore, jane pjese e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Qyteti muze sigurisht që ka pësuar transformimet e tij duke u përshtatur me menyrën moderne të të jetuarit, ndaj vendi ofron nje mori tipologjish sa i takon hoteleve, por ne ishim në kërkim të një hoteli që ruante autenticitetin dhe traditën. Ndaj, Berati Castle Hotel, si për nga emri, ashtu edhe për nga vendndodhja në Kala, plotësonte pikërisht atë çka po kërkonim.
☎️ Recepsioni: zonja që u përgjigj në telefon ishte mjaft e sjellshme dhe na orientoi qartë mbi tipologjinë e dhomave.
Teksa afroheshim, tentuam disa herë të kontaktonim me hotelin për të pyetur nëse kishin restorant, në të kundërt do të drekonim diku në Mangalem e më pas të ngjiteshim në Kala. Megjithatë, telefoni dilte i fikur. Mendoj se një biznes duhet të ketë disponueshmeri në çdo kohë.
🛏 Dhoma: Classic Triple Room / €50 me mëngjes të përfshirë.
Raporti çmim/cilësi shumë i mirë.
✅ Pros:
- Peizazh shumë i bukur nga dritarja
- Hapësirë e bollshme
- Pastërtia maksimale
- Dizajni i dhomës një dashuri, një tavan mbresëlënës me dru të gdhendur, muret nga guri i kalasë antike, stolitë tradicionale dekorative që të kthenin pas në kohë, një qilim punuar nga duart e artizaneve 🇦🇱
- Krevatë të mëdhenj e komodë
- Tualeti i ri akull dhe përshtatur shumë bukur me dhomën
🟠 Cons:
- Wi-Fi i dobët
- Minibari bosh
- Mbrojtje akustike e dobët
- Ujë i vakët përgjatë dushit